MENU
klinika

Premier League, Java 1

Ronaldo hyn në të dytën, United bie që në start

07.08.2022 - 16:59

Manchester United e ka nisur keq kampionatin, teksa është mundur që në start, madje në shtëpi. Ishte Brighton që fitoi 1-2 në “Old Trafford”, me Cristiano Ronaldon që luajti 40 minuta, por pa arritur të lërë gjurmë.

Heroi i ndeshjes për miqtë ka qenë Gross, autori i dy golave të shënuar në minutën e 30 dhe 39- të. Reagimi i vendasve ka qenë i dobët dhe jo i plotë. Rezultati është ngushtuar në 2-1 në minutën e 68-të pas një autogoli të Mac Allister.

Pavarësisht kohës së mjaftueshme që kanë patur në dispozicion, United nuk ka arritur të gjejë golin e barazimit dhe të shmangë humbjen. Cristiano Ronaldo e ka nisur ndeshjen nga stoli dhe është aktivizuar nga trajneri holandez në minutën e 53-të, por as kampioni portugez nuk ka arritur të bëjë dot asgjë.

Një paraqitje zhgënjyese për Djajtë e Kuq jo vetëm për shkak të rezultatit, por edhe për shkak të një loje që nuk ka qenë aspak e mirë duke shkaktuar shumë pakënaqësi mes tifozëve, të cilët nuk i kanë kursyer vërshëllimat për ekipin e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN