MENU
klinika

Futbollistët e Kombëtares

Dy kuqezinj protagonistë me gola në Kroaci

07.08.2022 - 23:04

Futbollistët shqiptarë vazhdojnë të jenë protagonistë në futbollin kroat me paraqitjet e tyre e padyshim edhe me golat që shënojnë. Në ndeshjen e sotme mes Lokomotiv Zagreb dhe Rijekës, sigurisht që nuk mund të mungonte kontributi i lojtarëve kuqezi, pasi në radhët e dy skuadrave luanin 5 futbollistë shqiptarë.

Çokaj, Mersinaj dhe Smakaj luanin nga minuta e parë për Lokomotiv, ndërsa te Rijeka ishin Selahi e Karrica që zbritnin që në start në fushën e lojës. I pari që u bë protagonist ishte mesfushori Çokaj, i cili në minutën e 19 me një gjuajtje nga jashtë zonës, shënoi golin e rezultatit të përkohshëm 2-0 të skuadrës së tij.

Ndërkohë, Karrica iu përgjigj nga ana tjetër me një gol po aq spektakolar në minutën e 35-të, pasi ekzekutoi në mënyrë mjeshtërore një goditje dënimi, duke shkurtuar përkohësisht diferencën për ekipin e Rijekës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesfushori shqiptar me notën më të ulët

“Elozhet i kanë bërë keq, Asllani i limituar”