MENU
klinika

Paralajmërimi

Kosova ndaloi spiunen ruse, Karamuço: Një tjetër vjen në Shqipëri

08.08.2022 - 14:43

Dy ditë më parë, Kosova ka ndaluar në hyrje të territorit të saj, Daria Aslamova, e cila nga shumë shtetet është vërtetuar se ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse, duke u fshehur edhe nën profesionin e gazetares.

Ndërkohë sot, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço duke reaguar për rastin në fjalë ka paralajmëruar se një tjetër ruse do të vijë në Shqipëri nën mbulim nga organizata ndërkombëtare me mandatin për të kontrolluar kufijtë tanë.

Karamuço, bën apel për autoritetet që ta konsiderojnë atë për “non grata” sa më shpejt.

Postimi i Karamuços:

“Rasti “non grata” i një ruse në Kosovë nuk do mbetet i izoluar. Së shpejti do dëgjoni për një tjetër ruse që do na vijë në Shqipëri nën mbulim nga organizata ndërkombëtare me mandatin për të kontrolluar kufijtë tanë. Pres që autoritetet ta konsiderojnë atë për “non grata” sa më shpejt….”

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”