MENU
klinika

6 mijë ton grurë drejt Durrësit

Nga Ukraina, anija e parë me drithë

08.08.2022 - 16:07

Anija “Jaohar Ranim” po lundron drejt portit të Durrësit me një sasi prej 6 000 tonësh grurë të ardhur për llogari të një kompanie mielli në Tiranë.

Kjo është anija e parë që vjen nga Ukraina që pas fillimit të luftës atje. E ngarkuar në Izmail të Ukrainës, anija është nisur më 28 korrik nga ky port dhe pritet të mbërrijë më 10 gusht në Durrës. Izmaili është porti më i madh ukrainas në grykëderdhjen e Danubit, në Odesa.

Javën e kaluar u njoftua nga autoritetet turke për një tjetër anije të nisur nga Odesa drejt Libisë më 1 gusht, po anija “Jaohar Ranim” e ka ccelur e para siparin e lëvizjeve, pas sulmeve që nisën nga Rusia në shkurt të këtij viti. Bllokimi i porteve ukrainase shkaktoi probleme në furnizimin global me drithëra.

Rusia dhe Ukraina së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit, ndaj rifillimi i eksporteve të grurit nga Ukraina i ka dhënë një frymëmarrje të re nevojës globale për konsum.

Aktualisht, anija me grurë ndodhet në ujërat greke të Jonit dhe pritet të mbërrijë në orët e para të së mërkurës në Durrës.
Ndërkohë në lundrim e sipër drejt Durrësit është dhe një anije e ngarkuar në Rusi me ure për bujqësinë. Ajo pritet të mbërrijë në port mbrëmjen e së martës, ndërsa e ka nisur lundrimin nga porti rus Novorossiysk.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin