MENU
klinika

Deklarata

‘Jepi fund poshtërimit’/ Kush po i lutet ministrit Lleshaj?

27.11.2018 - 10:22

Kreu i AKEP Ilir Zela i ka bërë një apel publik ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Në një status në “Facebook”, Zela tregon se çfarë i ka ndodhur kur ka dashur të aplikojë për pasaportë.

Nga njëra zyrë në tjetrën dhe më pas i është thënë se pasaporta e re nuk mund të bëhet pa dëmtuar të vjetrën, çka i pamundëson lëvizjet jashtë vendit duke i kushtëzuar aktivitetin.

Ai i bën thirrje ministrit të Brendshëm t’i japë fund këtij poshtërimi me të cilin përballet çdo shqiptar.

STATUSI I PLOTË

I nderuar ministër Sandër Lleshaj. Po ju shkruaj publikisht me lutjen për t’u marrë seriozisht me dhënien fund të poshtërimit të qytetarëve shqiptarë sa herë bëjnë një aplikim për pasaportë.
Sot u paraqita për aplikim në pikën pranë njësisë 2 dhe aty nuk kishte shërbim. Asnjë njoftim për arsyen dhe as ku duhet të drejtohet qytetari.
Me dashamirësinë e punonjësve të njësisë 2 mësova se duhet të shkoja për aplikim tek njësia 5. Kur paraqitem aty më kërkojnë pasaportën e vjetër që ta dëmtojnë para se të bëj aplikimin për të renë.
U them se duhet të udhëtoj ndërkohë që përgatitet e reja. më thonë që kështu është rregulli.
Çfarë është ky rregull antikushtetues që pengon të drejtën time kushtetuese për të lëvizur? Apo është interesi i ALEAT përmbi Kushtetutën e Shqipërisë!
Dhe një gjë tjetër i dashur vëlla: pse duhet të shkojë qytetari në tre vende katër herë për të bërë një pasaportë? Dy herë tek gjendja civile, një herë tek ALEAT dhe një herë në polici? 5 ditë pune i dashur Ministër!
Për të mos folur për çmimin e pasaportës që e kanë vënë sikur të ofrojnë shërbim me standard të barabartë me SHBA. Të lutem jepi fund këtij poshtërimi.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës