Politikani ukrainas Petro Poroshenko ka bërë thirrje për njohjen e Kosovës si shtet. Anëtari i Partisë së Solidaritetit Evropian, e ish-presidentit Petro Poroshenko, thotë se në parim ideja e tij mbështetet dhe se është një nga temat më të diskutuara publike në Ukrainë.
“Para 24 shkurtit, disa njerëz thoshin se nëse Ukraina e pranon Kosovën, atëherë Rusia mund të justifikojë atë që ndodhi në Krime dhe Donbas. Por pas 24 shkurtit, e gjithë bota tashmë e kuptoi se ishte vetëm një pushtim i Rusisë dhe jo vullneti i vërtetë. Mendoj se ka ardhur koha që Ukraina të njohë Kosovën”, tha Goncharenko.
Ai theksoi se Ukraina duhet të mbështesë Kosovën, ndoshta edhe ushtarakisht nëse është e nevojshme, dhe se për këtë ka marrë kërcënime.
“Por nuk është shumë vonë për mua, rusët deri më tani kanë planifikuar të më vrasin dy herë dhe të më rrëmbejnë një herë. Kështu që këto kërcënime nuk janë thjesht asgjë”, tha Goncharenko.
Politikani shton se krahasimi i rastit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Moska shërben për të justifikuar “pushtimin e territoreve ukrainase”.
Goncharenko ka dorëzuar një draft-rezolutë në Parlamentin e Ukrainës, ku bëhet thirrje që vendi i tij ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Dorëzova në Parlamentin ukrainas një rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të përkrahë demokracinë kudo në botë. Shpresoj që Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më parë të jetë e mundur”, ka shkruar ai në Twitter më 6 gusht.