MENU
klinika

Nga Edi Oga

Trumpit nuk i prishet gjiza!

09.08.2022 - 13:42

Agjentët e FBI bastisën shtëpinë e ish-presidentit Trump në përpjekje për të gjetur dokumente sekrete zyrtare. Është njësoj sikur SPAK dhe BKH të bastisin vilat në Lalz apo në Surrel, (pas disa vitesh) për të kërkuar dokumente

kompromentuese. Raportohet se tek vila e Trump u sekuestruan disa dokumente por sigurisht përmbajtja e tyre nuk do të bëhet kurrë publike. Ndërsa jam i bindur se në vilat e peshkaqenëve të politikës sonë, agjentët nuk do të gjenin asnjë dokument, madje asnjë lek apo lingotë floriri, sepse këta tanët dokumentet i kanë “të kopsitura” kurse paratë në vende ku nuk ua gjen as dreqi!

Ajo që jepet për t’u kuptuar, është fakti që e majta në Amerikë po përdor çdo mjet për të penguar apo dekurajuar Trumpi-n të rikandidojë për president në 2024. Pak a shumë siç po vepron e majta tek ne me ‘ishët’ e ‘Lirisë’ dhe ‘Demokracisë’.

E megjithatë jam i sigurt që në Amerikë do të gjejnë zgjidhjen më të mirë për veten e tyre. Po për ne këtu, a do bëjnë ndonjë gjë të mirë?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Synimi ishin dosjet me të dhëna që…

Agjentët e FBI-së mësyjnë në vilën e Donald Trump


Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika