MENU
klinika

Gjermani nuk bindi

Chelsea shet Werner, Broja më shumë hapësira

09.08.2022 - 18:51

Chelsea po bën një revolucion të vërtetë këtë sezon në sulm. Pas largimit të Romelu Lukakut, i radhës që lë Londrën është Timo Werner. Sulmuesi sapo firmoi për skuadrën e Leipzig.

Nuk kishte aspak dyshime, pasi vetë klubi i Chelseat njoftoi gjithçka në rrjetet sociale. 26 vjeçari nuk është një emër i panjohur për skuadrën e Bundesligës, pasi për Leipzig ka luajtur jo pak, por 4 sezone.

Ky largim nga blutë e Londrës është një lajm i mirë për sulmuesin kuqezi Armando Broja, i cili do ketë më shumë mundësi për t’u aktivizuar nga trajneri Tuchel.

Chelsea do të arkëtojë rreth 20 milionë euro plus bonuse nga transferimi i sulmuesit që pikërisht nga Leipzig e bleu përpara 2 vitesh për gati 60 mln euro. Në total janë edhe 5 mln euro bonuse në rast kualifikimi në Champions League.

Me 95 gola të shënuar, ai është golashënuesi më i mirë në historinë e RB Leipzig. Në finalen e 29 majit ai fitoi Champions 2020-2021 me Chelsean. Produkt i sektorit të të rinjve të Shtutgartit, ai e bëri procesin në fidanishten e klubit dhe në vitet 2012-2013 u promovua në ekipin U-19 pavarësisht se ishte vetëm 16 vjeç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN