MENU
klinika

"Po luanin me armën, prindërit e të miturit…"

Xhaxhai vrau nipin me çifte/ Detajet e ngjarjes tragjike

10.08.2022 - 10:08

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Shkodër, ku një 12-vjeçar është vrarë aksidentalisht nga xhaxhai i tij.

Gazetari Mirsad Rrakaj, ka raportuar për News24 dhe BalkanWeb se i mituri ka ndërruar jetë në orën 22:15 minuta, teksa është qëlluar aksidentalisht me çifte.

“Ai ka qenë duke luajtuar me armën, kur është shkrepur aksidentalisht nga xhaxhai, i cili po luante me armën me nipin.

Ky i fundit është shoqëruar dhe po merret në pyetje mbi rrethanat. Është sekuestruar edhe arma.
Në ato momente në banesë kanë qenë edhe prindërit e fëmijës. Nuk dihet ende nëse në dhomë kanë qenë të vetëm apo të pranishëm kanë qenë edhe prindërit e të miturit”, u shpreh ai.

Informacion paraprak
Më datë 09.08.2022, rreth orës 21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi V.J, 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç.

Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J., jashtë rrezilit për jetën.

Në vendngjarje po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.