Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka vizituar qytetin e Dubrovnikut teksa ka kritikuar shtetin që tani e udhëheq për bombardimet para 31 vitesh.
Abazoviç ka qenë në vizitë bashkë me ministrin e brendshëm, Filip Axhiq, raporton Vijesti.
Ai është shprehur i lumtur që mund të ecë lirshëm në Dubrovnik e të flas me njerëzit e këtij qyteti të cilët i ka cilësuar si njerëz të dashur.
“Si fëmijë më kujtohet bombardimi i Dubrovnikut – turpi më i madh i Malit të Zi në historinë e tij moderne, pastaj një shtet i robëruar në kthetrat e nacionalizmit, urrejtjes dhe përfitimit të luftës”, ka thënë Abazoviç.
Abazoviç thotë se po e ushtron pushtetin për të zbutur tensionet ndërmjet nacionaliteteve.