Antonio Rudiger, mbrojtës i Gjermanisë dhe i Real Madrid ka shpenzuar një shifër të çmendur për të personalizuar Rolls-Royce e tij. Ylli i ri i Los Blancos, i cili mund t’i lejojë vetes shumë Rolls-Royce, është paraqitur në stërvitjen e së hënës së kaluar me xhevahirin e tij të personalizuar.
Ajo që befason nuk është personalizimi, por shifra e çmendur 3 milionë euro e shpenzuar për ta realizuar këtë modifikim në mjetin e tij. Makina e futbollistit është një Cullinan, me një vlerë mbi 300 mijë euro, ka një motor V12 biturbo dhe mund të arrijë një shpejtësi prej 250 km/h.
Rudiger e bleu Rolls-Royce në 2021-n për 28-vjetorin e tij dhe ka paguar një shumë të majme parash për ta modifikuar mjetin sipas shijeve të tij. Disa imazhe të Rudiger në drejtim të Cullinan-it të tij prej më shumë se 3 milionë eurosh (duke llogaritur modifikimin) janë publikuar nga e përditshmja spanjolle AS.
Rüdiger kommer rullende i en Rolls Royce Cullinan. Dejligt med lidt lav profil fra starten 😅 pic.twitter.com/9vnE83G7iy
— Madridista.dk (@Madridistadk) August 8, 2022