Aktorja e humorit Delinda Disha, ndau disa muaj më parë me ndjekësit lajmin e trishtë të humbjes së dy binjakëve të saj.
Me anë të një postimi në “Instastory”, ajo tregoi për humbjen e binjakëve që do të sillte në jetë.
“Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura, por edhe ato të vështira. Të dy bebushat humba, dy binjakët që i doja kaq shumë janë atje lart si dy engjëj, ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ia dolëm dot. Jam mirë, por psikologjikisht po e kaloj shumë keq”, shkroi Delinda në postimin e saj në muajin mars.
Aktorja ka nisur së fundmi në Egjipt pushimet me partnerin dhe djalin e saj. Delinda nuk i ka harruar ndejkësit dhe ka zhvilluar një Q&A në InstaStory.
Mes shumë pyetjeve një ndjekës e ka pyetur Delindën për humbjen e binjakëve të saj: “Si e kalove kaq lehtë situatën kur humbe bebushat? Duket sikur çdo gjë shkon shumë mirë”– i shkruan ndjekësi.
Aktorja ka rrëfyer se atë periudhë nuk e ka kaluar mirë. Ajo ka shtuar se dhimbja e humbjes së binjakëve është një dhimbje që jeton me të.