Sateni është një pëlhurë që e kemi dashur gjithmonë dhe do ta kemi gjithmonë. Megjithatë, vitet e fundit na ka pushtuar mendjen sepse është një pëlhurë që e kanë dashur shumë stilistë dhe marka. Duke ndjekur modën, paraqitjet e yjeve dhe influencuesve, kemi arritur në përfundimin se kjo pëlhurë e veçantë do të vishet shumë gjatë gjithë verës dhe gjithashtu në dimrin e 2022/2023.
Veronica Ferraro është një nga vajzat italiane më me stil dhe përmes llogarisë së saj në rrjetet sociale na tregon veshjet saten që preferon në përditshmërinë e saj.
Vlera konstante në fustanet saten është slip dress. Veronica zgjedh një fustan mini slip në nuancën vjollcë dhe tërheq të gjithë sytë tek ajo. Tani do ta vishni të thjeshtë ose me një bluzë të bardhë brenda, dhe në vjeshtë me një xhaketë bomber ose xhins sipër.
Jeshile është një nuancë që e preferojmë jo vetëm në rroba banjoje por edhe në fustane dhe veshje shtatori! Është padyshim një nga nuancat më të nxehta të sezonit.
Një fustan saten në një nuancë të theksuar ose të zbehtë është gjithmonë një zgjedhje e mirë për garderobën e vjeshtës. Nëse jeni të lodhur nga fustanet slip dhe dëshironi diçka më të veçantë, atëherë ky dizajn i zgjedhur nga Veronica është një zgjedhje e mirë që do t’ju bëjë ballëbardhë në shumë paraqitje.
Një mini fustan me mëngë të gjata me një dekolte të thellë është ajo që ju nevojitet për pamjet tuaja më seksi në qytet apo në ishull. Provoni një nuancë të theksuar, siç bën Veronica Ferraro dhe fitoni vëmendjen.
Së fundmi, për një pamje casual më të thjeshtë, do të rekomandonim një këmishë saten që mund ta vishni për shëtitje, në punë, apo dalje, me xhinse, funde, por edhe me jumpsuits dhe fustane./abcnews.al