MENU
klinika

Përse bien yjet?

Shiu i meteorëve dhe Shën Lorenci

10.08.2022 - 18:30

         Çfarë e lidh Shën Lorencin, me yjet që këputen? Shkëlqimi i prushit të nxehtë, mbi të cilën ai do të ekzekutohej në vitin 258 p.e.s. Po ndoshta fundi i shenjtorit nuk ishte ashtu siç rrëfehet…/Konica.al

Çdo vit midis 17 korrikut dhe 24 gushtit, Toka goditet nga luzma e kometës Swift-Tuttle. Dukuria u vëzhgua për herë parë nga kinezët në vitin 36 pas Krishtit, por vetëm në shekullin e 19-të u kuptua se përsëritej çdo vit në të njëjtën kohë. Megjithatë, për katolikët shiu i meteorëve lidhet me dhjakun Shën Lorenci (Laurentius), i kremtuar më 10 gusht, përvjetori i martirit që ndodhi gjatë persekutimeve të perandorit Valeriano (në vitin 258 pas Krishtit). Sipas legjendës, që për shekuj me radhë ka frymëzuar artistë dhe gojëdhëna popullore, ai u dogj për së gjalli mbi thëngjij të nxehtë.

Dhe yjet vazhdojnë të bien (vetëm) për të gjallëruar zemrat tona. Yjet vazhdojnë të “bien”, duke shpresuar se do ngrenë pyetje në zemrën e secilit, një lot që mund të na bëjë të kuptojmë se çfarë jemi. Luzma e persideve, që do të përshkojë qiellin në netët e para 15 gushtit, dikur ishte misterioze dhe e largët. Shkenca, në shekujt e fundit, na ka ndihmuar të kuptojmë se ato që ne i quajmë “yje që bien”, nuk janë gjë tjetër veçse mbeturinat e kometës Swift-Tuttle që përflaken në kontakt me atmosferën e Tokës, e cila, çdo vit në këto ditë kalon gjithmonë në atë zonë. Kësisoj gjithçka shpjegohet dhe gjithçka është racionale.

Për këtë pyesin njerëzit përballen me faktet e jetës: me një sëmundje, me një dashuri që mbaron, deri në atë vetmi të paepur – ndonjëherë të papranuar – që plagos zemrën e të gjithëve. Të gjithë jemi të bindur, se nëse gjithçka do të ishte logjikisht e provueshme, me një arsyetim real, atëherë gjërat do të shkonin më mirë, do të kuptonim më shumë dhe do të ishim më të lumtur. Megjithatë, zemra kërkon më shumë se një shpjegim, zemra kërkon shoqëri. Përgjatë gjithë këtyre viteve ne kemi guxuar të shpjegojmë gjithçka, nga lufta në Ukrainë te pandemia, nga krizat ekonomike dhe mjedisore te gjendja e të rinjve: për çdo fakt apo ngjarje kemi dhënë ide, koncepte, ndonjëherë komplote, në sajë të asaj që gjithçka të bëhet më e kuptueshme. Por asnjë shpjegim nuk na e ka ngrohur zemrën, asnjë shpjegim nuk ka vënë pranë nesh atë pjesëz të jetës, që është ajo çfarë na duhet për të mos tradhtuar projektin tonë të jetës, për të mos ngecur në një situatë pa rrugëdalje, për të dhënë, kur në vend të kësaj të gjithë kërkojnë të përmbahen. Shkenca na tregon se si po shkojnë gjërat, jo se ku po shkojnë gjërat. Politika, sociologjia apo ekonomia na ofrojnë mjete të çmuara për të zotëruar realitetin, për të marrë vendime, për të formuar zgjidhje. Por asnjëri prej tyre nuk mund të na thotë se nga lëviz diçka dhe nga e merr konsekuencën. Të gjithë e dinë pse gjërat përfundojnë, por të paktë janë ata që pyesin pse, për ç’arsye themelore, ato fillojnë. Nëse gjithë ajo dashuri ishte e destinuar të përfundonte, përse filloi? Nëse djali im vdiq, atëherë përse ma dhanë? Fundja, nëse ajo punë ishte varri im, përse e gjeta? Ne lëmë pas çdo fytyrë, çdo rrugë, çdo zgjedhje, duke shpresuar në thelb se tjetra do të jetë më e mirë. Kështu, ngremë sytë nga qielli, është e pamundur të mjaftohemi me shpjegimet tona: është e vërtetë, ato janë thjesht copëza, por përse kalojnë çdo vit këtu? Në një botë, që nuk di ta hedhë shikimin lart, ato yje vazhdojnë të bien, duke shpresuar të ngenë një pyetje, një dëshirë, një lot që mund të ndryshojë gjithçka në zemrën e secilit. Sepse e vërteta është se gjithçka fillon për mua, sepse unë e shoh dhe e përjetoj. Sepse mësoj të mos e mas gjithçka, të mos gjykoj vlerën e një realiteti nga kohëzgjatja ose nga rezultati i tij, por që të mund të “zhvendosem” nga ai fakt, të rikthehem në madhështinë dhe gjerësinë e dëshirës së zemrës sime. Jeta është aty për të zgjuar zemrën, për të ngjallur atë pyetje që fillon të nxisë në klithmën e të porsalindurit që pyet pa e ditur as se çfarë do. Ai qan dhe pret, ai qan dhe pyet, ai qan dhe ai është atje. Dhe është aty, i pavetëdijshëm, kërkon gjithçka, kërkon shoqëri.

Nëse i shikoni persidët sonte, përpiquni të shprehni një dëshirë të vërtetë, të thellë, radikale. Përpiquni të jetoni në heshtjen e natës me atë forcë, nganjëherë mes lotësh, që është brenda nesh dhe që pyet: “Hej, miku im, çfarë po bëjmë këtu? Ku po shkojmë? Pse jeta shkoi kështu?”. Do të kuptosh se ato yje që bien, në fund të fundit, edhe nëse shkenca nuk e thotë këtë, janë lotët e Atij që të sheh. Dhe ai, po ju dëgjon./Konica.al

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen