Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë.
Të hënën e 8 gushtit, policia ka pranuar një informacion për një foshnje pa shenja jete në Serbobran të Istogut. Vdekjen e vogëlushes e ka konstatuar mjeku i QKMF-së në Istog.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, e ka konfirmuar vdekjen e foshnjës.
“Me datën 8 gusht 2022 rreth orës 04:50 policia ka pranuar një informatë se në fshatin Serbobran të Istogut një fëmijë 4 muajsh është pa shenja jete. Njësitë relevante iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, është informuar mjeku në QKMF-në e Istogut dhe i njëjti ka konstatuar vdekjen e foshnjës”, tha Rugova për Express.
Lidhur me shkaqet e vdekjes së foshnjës 4 muajshe dhe se a është intervistuar ndonjë person, Express ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Prokuroria Themelore e Pejës, por deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje.