MENU
klinika

Jo nazizmit!

NOBELISTI gjerman

12.08.2022 - 12:46

         I lindur me unitetin gjerman Tomas Mani është një nga figurat më të mëdha në letërsinë evropiane të gjysmës së parë të shekullit të 20-të. Simbol i fjalës gjermane, shkrimtari nuk reshti së lartësuari në veprën e tij një këndvështrim të caktuar të Gjermanisë. I lindur me unitetin gjerman, përplasur në klimën nacionaliste që i parapriu Luftës së Madhe, i shpërblyer me çmimin “Nobel” në mes të krizës ekonomike dhe në mes të rritjes së nazizmit, çdo moment historik në jetën e Tomas Manit përshkon historinë e madhe të vendit të tij. “A mund ta tregojmë kohën?” – pyet narratori i “Malit magjik”. “Në të vërtetë, jo, kjo do të ishte një aventurë e çmendur”, – flet me vete./Konica.al

Megjithatë, për këtë bëhet fjale.

Nuk është i riu Hans Kastrop personazhi kryesor i romanit, por vetë koha. Autori i “Malit magjik” ia ka kushtuar gjithë veprën e tij portretizimit të një kulture, që ai e konsideron të pandryshueshme dhe të përjetshme. Një kulturë që shkrihet në linjën e shkrimtarëve të mëdhenj romantikë, fuqia rikujtuese e së cilës i lejon Gjermanisë të kapërcejë mizoritë gjenocide të nazizmit. Duke celebruar këto rrënjë laike dhe këtë rrjedhë kulturore, Tomas Mani u ngrit kundër Rajhut të Tretë, gjithë duke ruajtur një lidhje estetike dhe artistike me vendin nga i cili duhej të arratisej nga viti 1933. Si e përkufizon Tomas Man gjermanitetin dhe si u bë ai simboli i saj? Si shkrimtar me qëndrim apolitik të deklaruar, si u pozicionua ai në këtë periudhë kaotike, veçanërisht përballë Rajhut të Tretë? Cilën Gjermani vazhdoi të promovonte dhe të mbronte, edhe kur u internua në Zvicër apo në SHBA? Lufta që Tomas Man drejtoi kundër nazizmit, që nga viti 1922, është një luftë shembullore, sepse është ajo e një shkrimtari liridashës dhe jo e një aktivisti. Ai favorizoi trillimin dhe mitin, si mjete për të luftuar kundër magjepsjes së ushtruar nga nazizmi dhe pohon qëndrueshmërinë e një Gjermanie kulturore, kozmopolite, burimi i një universi të huaj për të gjitha veçoritë etnike. Gëte, me të cilin identifikohet dhe ku projekton veten, është figura e kësaj Gjermanie.

“Thuajse të gjitha novelat e Tomas Manit kanë ambicien shumë moderniste, për të qenë reflektim i shoqërisë. Gjatë gjithë veprës së tij, ai do të përpiqet të shprehë kompleksitetin e shoqërisë gjermane dhe shoqërive evropiane, gjë që e bën atë një autor të madh gjerman, por edhe evropian”, – shprehet Jean-François Laplénie./Konica.al

“Në vitin 1938, gjatë mërgimit të tij në Shtetet e Bashkuara, Tomas Mani mobilizoi statusin si shkrimtar gjerman, në përpjekje për t’u bërë thirrje gjermanëve të rebeloheshin kundër Rajhut të Tretë, me qëllim që t’i tregonte botës se Gjermania, nuk ishte nazizëm”.

Tomas Man dhe Hajnrih Man

Nëse karriera dhe krijimtaria e Tomas Manit u udhëhoqën nga shqetësimi për të kremtuar Gjermaninë e përjetshme, ato i përgjigjen edhe një logjike më intime. Shkrimtari i Gjermanisë, nӓ fakt nuk është i vetmi që ka marrë penën në familjen e tij. Fëmijët e tij, përfshi Klaus dhe Erika Man, kanë botuar revista dhe romane. Mbi të gjitha ishte vëllai i tij i madh, Hajnrih, ai që ndihmoi në krijimin e karrierës së Tomasit. Romani i famshëm: “Synimi i perandorit” (Der Untertan), i cili kërkon të përshkruajë poshtërsinë e borgjezisë gjermane të shoqërisë së paraluftës, u shfaq më pas në ekran në një film ku shfaqet dhe këndon Marlen Ditrih. Nëse dy vëllezërit kanë një ndjeshmëri të përbashkët dhe kjo i bën të përkushtohen për
të përshkruar shpirtin gjerman dhe mundimet e saj, në të gjitha aspektet e tjera ata shpesh e kanë kundërshtuar njëri-tjetrin. Dy anët e së njëjtës medalje: krijimtaria letrare dhe orientimet politike, të cilay rezonojnë dhe përvijojnë konturet e peizazhit intelektual gjerman të kohës. “Ndërsa Tomas Man kërkon të jetë pjesë e një vargu shkrimtarësh nga Gjermania e përjetshme, i vëllai, Hajnrih, e sheh veten si trashëgimtar i iluminizmit francez. Për të, letërsia është një mjet për ta sjellë Gjermaninë në demokraci”, – vëren Frederic Teinturier.

Tomas Mani është shkrimtar me stil të jashtëzakonshëm. Krijimtaria, e konsiderueshme nga sasia, shquhet si për perfeksionin e formës, aq edhe nga pasuria e përmbajtjes. Ajo do të mbetet një nga dëshmitë më përfaqësuese dhe më të vlefshme të gjysmës së parë të shekullit të 20-të. Ai vëzhgoi botën, mendoi për problemet e saj dhe zbërtheu liritë e saj me një mendje sovrane. Tomas Man evokoi kalimin e kohës si askush tjetër. Në njëfarë mënyre, vepra e tij është qëndrim i çdo njeriu ndaj jetës. Qëndrimi individual përballet me mekanikën e grackave të mëdha – koha, vdekja, pyetjet që i ngremë vetes./Konica.al

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen