MENU
klinika

Interes i lartë, rreth 300 mijë tifozë

Sot starton Serie A, Milan dhe Inter kërkojnë fitore

13.08.2022 - 12:23

Më në fund, tifozët e futbollit italian do të shijojnë magjinë e Serie A. Java e parë do të jetë e ndarë në tre ditë, gjithçka starton këtë të shtunën në orën 18:30 ku në fushë zbresin kampionët në fuqi, Milan pret në “San Siro” Udinesen. Në të njëjtën orë luhet edhe Sampdoria-Atalanta.

Pioli pritet t’u besojë një fanellë titullari lojtarëve më të cilët fitoi titullin një vit më parë, sigurisht pritet të ketë disa minuta edhe për dy afrimet e verës, De Ketelaere dhe Origi.

Në mbrëmje, në orën 20:45 në fushë zbret Inter, zikaltrit e nisin në transfertë përballë Lecce. Inzaghi arriti të rikuperojë në kohë Brozovic ndërsa Asllani pritet të aktivizohet gjatë ndeshjes.

Të dielën është radha e Romës që luan në transfertë përballë Salernitana ndërsa të hënën Juventus pret në Torino Sassuolo-n. Interesimi nga ana e tifozëve është i lartë, pasi sipas mediave italiane, 280 mijë tifozë do të jenë të pranishëm në stadiume në javën e parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


CR7 tek United deri në janar?

Arsyet pse Atletico u tërhoq nga Ronaldo