MENU
klinika

Ligue 1, Java 2

Neymar sërish me dopietë, PSG mbetet me “5 yje”

13.08.2022 - 23:00

Neymar Junior është kthyer në protagonist të padiskutuar te skuadra e Paris Saint-Germain, ndërsa në fitoren 5-2 ndaj Montepellier, ka shënuar dy gola.

Pjesa e parë tregoi një dominim të frikshëm të PSG-së, me lojtarët të cilët nëse do të ishin treguar pak më të kujdesshëm, mund ta kishin mbyllur këtë fraksion me një rezultat më të thellë se 2-0.

Ishin të shumta rastet që u humbën nga parizienët, me momentin më të keq për vendasit që ishte humbja e penalltisë nga Mbappe në minutën e 23-të.

Megjithatë në minutën e 39’ PSG kaloi në avantazh, duke iu “falur” në atë moment autogolit të Sacko. Dy minuta para mbylljes së pjesë së parë Neymar do të dyfishonte rezultatin, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndërsa në pjesën e dytë Neymar gjeti sërish rrugën drejt rrjetës, duke realizuar në minutën e 51’. Montpellier u përgjigjën në minutën e 58’ me golin e Khazri. Megjithatë ky gol nuk ndryshoi asgjë, pasi parizienët arritën të gjenin sërish rrugën drejt rrjetës, me Mbappe që shënoi golin e katërt në minutën e 69’.

Teksa në minutën e 85’ Neymar shënoi sërish, por që iu anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje. Megjithatë Sanchez, i cili hyri në lojë në minutën e 86’, shënoi golin e pestë për PSG-në vetëm dy minuta pasi u aktivizua.

Moment historik ishte ky për Tchato, me 19-vjeçarin që shënoi golin e parë në futbollin profesionist, në minutën 90+2 të sfidës duke i dhuruar golin e dytë skuadrës së Montpellier.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN