Në mesin e sezonit, kur pilotët e Formula 1 janë ende me pushime, janë zbuluar pagat e pilotëve. Lewis Hamilton e Max Verstappen janë më të paguarit, me nga 40 milionë stërlina në sezon.
Këtë shumë, holandezi i Red Bull e ka të garantuar deri në vitin 2028, kur dhe skadon kontrata e tij. Shumë pas janë dy pilotët e Ferrari, në vendet 7-8 për sa i përket pagave.
Pagat e pilotëve të Formula 1 (2022)
1) Max Verstappen, 40 mln stërlina
2) Lewis Hamilton, 40 mln
3) Fernando Alonso, 15 mln
4) Lando Norris, 12 mln
5) Sebastian Vettel, 11 mln
5) Daniel Ricciardo, 11 mln
7) Charles Leclerc, 9 mln
8) Carlos Sainz, 7 mln
8) Valtteri Bottas, 7 mln
10) Lance Stroll, 7 mln
11) Sergio Perez, 6 mln
12) Kevin Magnussen, 4.8 mln
13) George Russell, 4 mln
13) Esteban Ocon, 4 mln
13) Pierre Gasly, 4 mln
16) Alex Albon, 1.5 mln
17) Guan Yu Zhou 730,800 mijë
17) Mick Schumacher 730,800 mijë
17) Nicholas Latifi 730,800 mijë
20) Yuki Tsunoda 364,900 mijë