MENU
klinika

Pamjet që vënë nën akuzë yllin francez

Mbappe mërzitet keq që nuk i pasojnë, Neymar “like” kundër tij

14.08.2022 - 15:56

Paris Saint-German e ka nisur sezonin e ri në mënyrë fantastike, ku në dy ndeshje, kampionët e Francës kanë siguruar gjashtë pikë dhe kanë shënuar 10 gola, ndërsa kanë pësuar vetëm dy.

Deri më tani reparti i sulmit ka funksionuar shumë mirë, ku dyshja Neymar – Messi ka shkëlqyer. Gjithashtu edhe Mbappe e gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen përballë Montpellier, por francezi shpërdoroi edhe një penallti në minutën e 23-të.

Ajo që shqetëson në lidhje me francezin është sjellja e tij në fushën e lojës, ku mbrëmjen e të shtunës u pa i pakënaqur. Në pjesën e dytë, Mbappe kërkoi topin nga shokët e skuadrës, në një aksion ku protagonist ishte blerja e re, portugezi Vitinha.

Mesfushori nuk zgjodhi ta pasojë te sulmuesi francez në krahun e majtë, por vazhdoi aksionin dhe e pasoi topin te Lionel Messi. Reagimi i Mbappe ishte i pabesueshëm, ku ai u ndal në mes të aksionit, tundi duart me pakënaqësi dhe hoqi dorë nga sulmi i mëtejshëm.

Ndërkohë, në rrjetet sociale, është shfaqur një ‘like’ i sulmuesit brazilian për një koment të rëndë të një tifozi, i cili ka akuzuar Mbappe se “e ka me kontratë të gjuajë penalltitë” dhe se “është bërë pronari i PSG-së pas rinovimit”.

O’Ney i ka dhënë një ‘zemër” këtij komenti dhe gjesti duket se ka shkaktuar shumë bujë në Francë, ku është mbuluar nga të gjitha mediat franceze.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN