MENU
klinika

Në Evropianin e Notit

Adoleshenti thyen rekordin botëror të 100 m stil i lirë

16.08.2022 - 11:51

Notari 17-vjeçar rumun David Popovici, vendosi rekord të ri botëror në garën e 100 metrave stil i lirë, në garat e Kampionatit Europian të Notit që po zhvillohen në Romë (Itali).

Një rezultat i papritur. Popovici dha kohën 46”86, duke përmirësuar me 5 të mijëtat kohën e mëparshme 46”91, që mbahej nga braziliani Cesar Cielo Filho. Kjo kohë ishte vendosur në vitin 2009 po në Itali, në botërorin e atij viti.

Një kohë e jashtëzakonshme e notarit adoleshent rumun, që bëri një paraqitje të shkëlqyer në pishinë dhe theu një rekord që zgjaste prej 13 vitesh. Në podium në atë garë u ngjitën edhe hungarezi Kristof Milak (i dyti) dhe italiani Alessandro Miressi (i treti).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-boksieri, kryebashkiak i Kievit

Vitali Klitschko divorcohet pas 26 vjetësh