Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një takimi me përfaqësuesit e kësaj partie në Vlorë tha se është momenti që të ndizen motorët dhe të marrin pushtetin.
Meta tha se djegia e mandateve ishte një gabim, ndërsa ritheksoi edhe një herë se porosia e tij ishte për të mos e bërë, pasi sipas tij ishte një kurth.
“Shikoni si e ka menaxhuar çështjen e detit me Greqinë, është një çështje tjetër që do hapet fort në shtator, është bërë si avokati palës tjetër, këtë e bën jo se do të rregullojë marrëdhëniet me Greqinë, por i intereson për pazaret që ka bërë me kompanitë për shpimin e gazit, e sa e sa akte të tjera që janë të rënda… të gjitha këto ka ndodhur sepse s’ka pasur opozitë, se Basha ishte i blerë.
Shikoni aferat e inceneratorëve, ca katastrofe!
I keni djegur ju dhe turp të kenë të gjithë që ata që i kanë djegur mandatet, përfshirë dhe mikun tim Petrit Vasilin, unë se kam djegur mandatin tim, dhe porosia ime të shkruar e ka ish-kryetarja juaj dhe Vasili, në asnjë mënyrë mandatet, është një kurth, unë s’e lëshova zyrën time, tani 25 korriku fillon histori e re… është momenti të tregojmë se jemi shqiptar, njerëz që meritojmë të jetojmë të lirë dhe të respektuar dhe jo që jetojmë për një copë bukë dhe lëmoshën e kujtdo qoftë.
Këto që kanë ndodhur janë një mësim që duhet të na shpërbejë për të ndezur motorët”, tha Meta.