MENU
klinika

Gjykata e Beratit

Nxirrnin gurë gëlqerorë në malin e Tomorit, 5 nën hetim

27.11.2018 - 15:47

Pesë persona do të hetohen nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat, pasi akuzohen se kryenin aktivitete të paligjshme në Malin e Tomorit, duke nxjerrë gurë gëlqerorë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se materialet janë referuar për shtetasit me inicialet I.L., 42 vjeç, banues në Poliçan, B.L., 43 vjeç, banues në Berat, C.Q., 41 vjeç, banues në Poliçan, A.B., 32 vjeç, banues në Çorovodë si dhe S.Q., 59 vjeç, banues në Tiranë.

Mësohet se në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar makineri, mjete dhe vegla pune që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Punësim i paligjshëm”. Policia e Beratit do të vazhdojë të marrë masa për të gjithë ata shtetas që shkatërrojnë dhe ndotin mjedisin si dhe zonat e mbrojtura.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier