Ish-kampioni i boksit në peshat e rënda, Mike Tyson frikëson fansat e tij. Ish-boksieri amerikan u kap në aeroportin e Miamit mbi një karrocë me rrota, me një bastun në këmbë. Mike Tyson dukej i lodhur dhe mjaft i moshuar.
Mjekra totalisht e bardhë nuk e ndihmon figurën e tij tashmë të hequr jo pak. Boksieri 56-vjeçar ka hequr dorë nga pamja e tij zakonisht agresive; edhe disa javë më parë në Nju Jork kishte një shkop për t’u mbajtur.
E gjithë kjo nuk i lë të qetë fansat e tij, por Tyson hodhi poshtë menjëherë thashethemet për problemet e tij shëndetësore. Me sa duket është vetëm një problem me nervin shiatik, që e ka dërguar në karrocë “njeriun e hekurt”.
Më pak se një muaj më parë, ishte vetë Mike Tyson ai që alarmoi njerëzit që kujdeseshin për të. “Kur shikoj veten në pasqyrë, – deklaroi ai, – shoh njolla në fytyrën time. Kjo më bën të mendoj se vdekja do të më vijë shumë shpejt”.