MENU
klinika

Atletja shqiptare

Luiza Gega e para, kualifikohet në finale të Evropianit

18.08.2022 - 11:09

Atletja shqiptare Luiza Gega ka shkëlqyer mëngjesin e sotëm në bateritë e garës së 3000 metrave me pengesa në Europianin e Atletikës që po zhvillohet në Mynih (Gjermani).

Ajo zuri vendin e parë në baterinë e saj (bateria e parë), duke dhënë kohën 9’30”93. Gega ka dominuar në pistë gjatë kësaj gare, duke siguruar kështu edhe kualifikimin për në finale.

Në pjesën e parë të garës, ajo ka qenë në grupin e atleteve kryesuese, ndërsa në pjesën e dytë arrin të shkëputet e të garojë e vetme, duke mos e diskutuar fitoren. Në këtë garë, Gega bëri një paraqitje të shkëlqyer, duke patur gjithnjë nën kontroll rivalet e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiza Gega (@luizagega)

Atletja kuqezi, e pesta në planet në këtë disiplinë një muaj më parë në botëror, konsiderohet favorite për medalje në finalen e 20 gushtit. Në botëror, ajo ishte atletja më e mirë nga Europa, ndaj shanset për një medalje të artë janë të mëdha në këtë Europian për Gegën.