18.08.2022 - 11:39
Policia ka arritur të identifikojë dy viktimat e atentatit në Vlorë këtë të enjte.
Është identifikuar viktima Geno (Shpati) Lena dhe Hakim Xhezo.
“Nga verifikimet paraprake dyshohet se kanë mbetur të vrarë shtetasit G(Sh). L., 37 vjeç dhe H. K., 34 vjeç”, konfirmoi policia zyrtarisht.
Dyshohet se Lena ka qenë i përfshirë në një ngjarje për të cilën ka kryer disa vite burg.
Burimet thanë se Shpati Lena ka qenë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj në gusht 2019.
Ndërkohë policia ka sqaruar se “mjeti i gjendur i braktisur dhe i djegur, pas verifikimit rezulton të jetë me targa të huaja italiane, ndërsa nga atentati të vrarë me armë zjarri kanë mbetur 2 shtetas”.