Stërvitje për muskujt
Ecja në rërë është një tendosje për muskujt e trupit. Ky aktivitet përfshin disa grupe muskujsh në të njëjtën kohë. Aktivizohen jo vetëm këmbët, kyçet dhe muskujt e këmbëve, por edhe muskujt e vitheve dhe të barkut. Një shëtitje e ngadaltë, por e gjatë përgjatë plazhit me rërë do të tonifikojë muskujt e këmbëve tuaja.
Djeg kaloritë
Sipas hulumtimeve, ecja në një sipërfaqe të butë dhe të pabarabartë mund të djegë shumë më tepër kalori sesa ecja në një sipërfaqe të sheshtë. Kjo për faktin se më shumë muskuj janë të përfshirë.
Ndryshim i gjendjes emocinale
Ecja në rërë është vërtetuar se stimulon prodhimin e endorfinës, hormonit të lumturisë. Ai jo vetëm që do t’ju përmirësojë disponimin dhe do t’ju bëjë më të lumtur, por gjithashtu shërben si një parandalim i shkëlqyer i kushteve depresive.
Trajtim spa natyral
Rëra është një eksfoliant i shkëlqyer natyror. Kontakti i këmbëve dhe rërës nxit qarkullimin e limfës, e cila është një parandalim i shkëlqyer i sëmundjeve vaskulare dhe venave me varice. Duke marrë frymë në ajrin e detit, ne e mbushim trupin me jod, i cili është i nevojshëm për lëkurën me shkëlqim.
Reduktimin e stresit
Një shëtitje dhe kontakti me natyrën, në këtë rast me rërën, lejon mbushjen e rezervave të energjisë, uljen e nivelit të stresit, stimulimin e sistemit imunitar dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit.