MENU
klinika

Luksi, nga BMW te Lamborghini

Makinat që lojtarët e Real Madrid shkojnë në stërvitje

18.08.2022 - 15:49

Prestigjiozja sportive spanjolle “Marca” ka bërë një “investigim” mbi makinat që posedojnë futbollistët e Real Madridit. Më saktë, ka filmuar në hyrje të kompleksit stërvitor të “Los Blancos” automjetet me të cilat kanë mbërritur njëri pas tjetrit galaktikët.

“Pas fillimit të shkëlqyer të sezonit (me titullin e Superkupës së Evropës tashmë në vitrinë dhe përmbysjen në ndeshjen inauguruese të La Liga-s, sezoni i ri, kundër Almerías), lojtarët e Real Madridit u rikthyen në stërvitje në Valdebebas për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës kundër Celta Vigo.

Futbollistët e bardhë mbërritën sot në kampin stërvitor duke treguar makinat e tyre spektakolare. Disa nga madridasit e bënë këtë pas timonit të BMW-ve, që sponsori i ri iu ka vënë në dispozicion. Madje disa prej galaktikëve si Kroos, Rodrygo apo Camavinga e bënë këtë me modele 100 përqind elektrike.

Të tjerë mbërritën mbi makina me performancë të lartë si Fede Valverde (Lamborghini Urus), Tchouameni (Mercedes-AMG GT), Militao dhe Asensio (Porsche Panamera). Me mjetin më ekskluziv erdhi Rudiger, një nga nënshkrimet e reja të këtij sezoni.

Ai ka blerë një Rolls-Royce Culinan spektakolar me dy ngjyra, pas kalimit në në Madrid, e vlerësuar në pothuajse 300.000 euro në versionin e saj, pa aksesorë të personalizuar. Kostoja e saj ka shkuar në mbi 2 milionë euro me gjërat e personalizuara, posaçërisht për mbrojtësin gjerman” – shkruan Marca.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN