Detaje të reja zbardhen nga atentati me dy të vrarë në Panaja të Vlorës. Bazuar te hetimet, burime të sigurta i thanë News24 dhe BalkanWeb se i gjithë atentati ka zgjatur rreth 120 sekonda, nisur nga momenti që atentatorët qëlluan me breshëri plumbash nga makina e tyre paralel me makinën ku ndodheshin Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, deri në momentin që u zunë pritë.
Pasi makina e viktimave ra në kanal, dy nga autorët ndaluan dhe dolën nga makina dhe qëlluan përsëri drejt automjetit ku ishin Shpati Lena dhe Hakim Xhezo dhe u siguruan që atentati u krye me sukses dhe më pas u larguan. E gjitha kjo ka zgjatur vetëm 120 sekonda, ku saktësia dhe precizoni i autorëve ka qenë tepër i lartë.
Autorët e mbyllën atentatin dhe ekzekutuar dy objektivat brenda 120 sekondave. Grupi hetimor ka dyshime të forta se autorët janë vrasës me pagesë.