19.08.2022 - 19:59
Një rast vërtet i pazakontë është ajo që ndodh me AEK. Kjo skuadër ka bërë një nga shitjet më të shtrenjta në historinë e saj, bëhet fjalë për Mario Mitajn.
Ky i fundit do të kalojë te Lokomotiva e Moskës në Rusi për shifrën e 3 milionë eurove, ndërsa njëkohësisht grekët do të mbajnë edhe një përqindje nga kartoni.
Ajo që duhet theksuar është se 19-vjeçari shqiptar nuk ka qenë pjesë kryesore e ekipit të parë. Shpeshherë gjendej në stol dhe në ekipin e të rinjëve, por në fund do të regjistrohet si një prej shitjeve më të shtrenjta në historinë e AEK.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kreu i FSHF, besim te stafi kuqezi
Duka: Kombëtarja? Gjithçka mund të ndodhë në grup
"Chelsea, një hap tjetër për të"