MENU
klinika

Gati njësoj sa Barcelona

Hirushja e Premier League, plot 145 mln euro blerje

19.08.2022 - 21:24

Skuadra e porsapromovuar në Premier League, Nottingham Forest, ka investuar në total 148 milionë euro këtë verë. Klubi ka shpenzuar shumë, duke treguar edhe njëherë fuqinë financiare që kanë klubet angleze në krahasim me ligat kryesore të Europës.

Sipas Transfermarkt, skuadrat e Premier League deri me tani kanë shpenzuar në total 1.6 miliard euro në këtë verë, ndërsa klubet e La Liga-s kanë investuar vetëm 428 milionë euro.

Pasi janë rikthyer në Premier League pas 23 viteve mungesë, Forest janë shpenzuesit e dytë më të mëdhenj, madje janë e vetmja skuadër e porsa promovuar në mesin e top 10 shpenzuesve.

Në fakt, ata kanë shpenzuar dyfish më shumë së fituesit e Championship, Fulham (56 milionë euro) deri me tani. Në anën tjetër, Forest kanë blerë 16 lojtarë të rinj në skuadër, përfshirë futbollistë të talentuar si Dean Henderson, Jesse Lingard, Remo Freuler dhe Neco Williams.

Ata thyen edhe rekordin e tyre në transferta pasi siguruan shërbimet e Morgan Gibbs-White nga Wolverhampton Wanderers për më shumë së 43 milionë euro.

Në La Liga, vetëm Barcelona ka shpenzuar më shumë së 153 milionë euro, një shifër e përafërt kjo me Forest. Hapësira është edhe më e madhe kur ne krahasojmë skuadrat e promovuar në liga elitare me pesë ligat e Europës.

Real Valladolid (4.3 milionë euro), Almeria (19.1 milionë euro) dhe Girona (4 milionë euro) kanë shpenzuar sa një e gjashta e buxhetit të Forestit deri më tani.

Në Itali, Monza ka shpenzuar 24 milionë euro deri me tani, teksa Schalke (tetë milionë) dhe Toulouse (gjashtë milionë) që janë shpenzuesit më të mëdhenj në Gjermani, respektivisht në Francë si klube që garojnë këtë vit në ligat e tyre elitare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Chelsea, një hap tjetër për të"

Tuchel sqaron situatën e Armando Brojës