MENU
klinika

Njoftimi zyrtar i klubit

Manchester United zyrtarizon blerjen e bujshme

19.08.2022 - 21:45

Casemiro është zyrtarisht  lojtari më i ri i Manchester United. “Djajtë e Kuq” kanë zyrtarizuar përmes një postimi në faqen e klubit, se 30-vjeçari është tashmë pjesë e tyre.

Manchester United është i kënaqur të njoftojë se klubi ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Casemiro. Casemiro ka luajtur mbi 500 ndeshje profesionale, duke përfshirë 63 në nivel ndërkombëtar për Brazilin.

Ai ka fituar 17 nderime të mëdha në karrierën e tij të shkëlqyer, duke përfshirë pesë tituj të Champions League dhe Copa America. Të gjithë mezi presim të mirëpresim Casemiro në Old Trafford.”-shkruan Manchester United.

Kampionët në fuqi të Spanjë dhe Europës, do të përfitojnë rreth 70 milionë euro + bonuse nga shitja e 30-vjeçarit brazilian. Një afrim cilësor për trajnerin Ten Hag, i cili shpreson që eksperienca dhe grinta e Casemiros do të mjekojë plagët e shumta të “Djajve të Kuq”.

Casemiro fitoi me “Los Blancos” 18 trofe në total, ku bien në sy pesë Champions League. Ndërkohë, klubi spanjoll ka zgjedhur ta zëvendësojë “luftëtarin” e mesfushës me një tjetër brazilian: Bruno Guimaraes, 24-vjeçarin e Newcastle.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Chelsea, një hap tjetër për të"

Tuchel sqaron situatën e Armando Brojës