MENU
klinika

Rrëzohet nga pushteti

Abazoviç nuk i mbijeton mocionit

20.08.2022 - 07:16

Qeveria e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është rrëzuar me 50 vota pro dhe një kundër.

Seanca zgjati gati 13 orë ku ka pasur debat të ashpër mes Abazoviçit dhe opozitës.

Para votimit, në fjalën përfundimtare, Abazoviç tha se kjo është vetëm një nga betejat politike dhe se të gjithë së shpejti do të takohen në zgjedhje

Ai tha se shpreson që shprej do të konstituohet qeveria e re dhe të gjendet mandatari për formimin e saj.

Qeveria e tij u rrëzua pas kërkesës se SDP-së, partisë së presidentit Millo Gjukanoviç. Abazoviç tha se Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe është arsyeja kryesore e rrëzimit të qeverisë së tij.

“Sonte votohet iniciativa e DPS-së, e cila tha se kur ta rrëzojnë Qeverinë do ta anulojë Marrëveshjen Themelore. Nëse sonte e rrëzoni qeverinë, mos na thirrni më për negociata. Marrëveshjen Themelore nuk e kam nënshkruar as për vota, as për mbështetje, as për qeveri, por për pajtimin e popullit të Malit të Zi”, tha gjatë seancës Abazoviq.

Gjatë mbrëmjes së 19 gushtit, Abazoviç propozoi ristrukturimin e qeverisë së tij. Ky propozim megjithatë nuk duhet se ka mbështetjen e deputetëve malazez.

9 deputetë të Lëvizjes Ura dhe Partisë Socialiste popullore të Malit të Zi nënshkruan iniciativën për ristrukturimin e ekzekutivit.

Kjo iniciativë, e cila erdhi gjatë seancës ku po diskutohej mocioni për votimin e mosbesimit të Qeverisë së Dritan Abazoviç, përmbanë parimet mbi të cilat duhet të bazohet qeveria e re, dhe u bën thirrje të gjitha partive parlamentare t’i bashkohen iniciativës, përveç atyre që kanë iniciuar mosbesimin ndaj saj.

Referuar dokumentit të nënshkruar nga 9 deputetë, i cili është publikuar nga vet Abazoviç, bisedat për ristrukturimin e ekzekutivit malazez do të nisnin pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Malit të Zi.