MENU
klinika

Për herë të parë!

Disney Plus mposht Netflix, arrin 221 milionë përdorues

20.08.2022 - 11:33

Disney është bërë ofruesi më i madh i platformës së transmetimit në botë bazuar në numrat e abonentëve, pasi ka kaluar rivalin Netflix për herë të parë.

‘Dexerto’ shkruan se shërbimi Disney Plus shtoi 14.4 milionë abonentë në tremujorin e fundit, gjë që e çoi numrin total të klientëve të transmetimit me pagesë në një total prej 221 milionë. Kompania ofron ESPN+ të fokusuar në sport dhe platformën e transmetimit të videove Hulu.

Numri i përgjithshëm i abonentëve që është rritur u llogarit në të tre platformat.

Shumë nga abonentët e rinj të Disney Plus ishin të vendosur jashtë SHBA-së në tregje që kompania dëshiron t’i zgjerojë dhe numri ishte shumë më i madh nga sa prisnin shumë analistë.

Në të njëjtën kohë, Netflix, i cili ka përjetuar rënie të numrit të abonentëve gjatë muajve të fundit për shkak të një kombinimi faktorësh, humbi afër një milion llogari të tjera gjatë së njëjtës periudhë. Kjo e vendosi gjigantin e transmetimit shumë ngushtë në vendin e dytë, me gjithsej 221.67 milionë abonentë.

Është një fitore e rëndësishme për Disney+: jo vetëm që është hera e parë që fiton mbi Netflix në garën e transmetimit, por Netflix nuk është mposhtur kurrë kur bëhet fjalë për abonentët total.

"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën