Merkato nuk është mbyllur akoma dhe Cristiano Ronaldo vazhdon të kërkojë me ngulm një klub që garon në Champions League. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Manchester United, që po kalon një krizë rezultatesh.
Shumë klube të njohura kanë refuzuar afrimin e CR7, ndërkohë që në skenë ka dalë Marseille. Klubi i vetëm francez që ka fituar Champions League, synon fitimin e titullit kampion, që në stadiumin “Velodrome” mungon prej vitit vitit 2010.
Skuadra e Igor Tudor do të jetë pjesë e grupeve të Champions League dhe agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes ka nisur bisedimet me drejtuesit e klubit francez.
Akordi final është akoma larg, paga e lartë e sulmuesit portugez (17 milionë euro në sezon) është një aspekt që komplikon transferimin në Ligue 1, por edhe vetë Ronaldo është gati të ulë ndjeshëm fitimet e tij për t’u larguar nga “Old Trafford”.
Tifozët e zjarrtë të Marseille ëndërrojnë golashënuesin më të mirë të historisë së futbollit tek ekipi i tyre i zemrës, ndërkohë që tratativat mes palëve vijojnë, por akoma duhet pritur për marrëveshjen finale.