MENU
klinika

Turneu i tenisit në Cincinnati

Greku eliminon numrin një dhe kalon në finale

21.08.2022 - 11:12

Stefanos Tsitsipas ka siguruar një biletë për në finalen e turneut të Cincinnati që zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tenisti grek mposhti në gjysmëfinale numrin një të botës, rusin Daniil Medvedev, teksa triumfoi në tre sete me rezultatin 2-1.

Seti i pari ishte edhe ai që dhuroi më së shumti rivalitet duke qenë se Tsitsipas triumfoi vetëm në tie-break, 6-7 ndërsa në setin e dytë, Medvedev reagoi dhe barazoi ndeshjen falë rezultatit 6-3.

Mirëpo, me të njëjtat shifra iu kundërpërgjigj edhe numri shtatë i botës i cili siguroi finalen pas dy orë e 25 minuta lojë. Në finalen e së dielës, Tsitsipas do të përballet me kroatin Borna Coric, numri 152 në botë.

Megjithatë, 25-vjeçari ka treguar në këtë turne se di të fitojë edhe ndaj favoritëve, pasi gjatë rrugëtimit të tij në Cincinnati ka eliminuar emra si Nadal, Auger-Aliassi apo edhe Cameron Norrie.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN