MENU
klinika

Pamjet e bujshme bënë namin në rrjet

Kryeministrja dhe këngëtari i njohur kanë dy fjalë për të thënë

22.08.2022 - 11:14

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin ka bërë një reagim pas videos sensuale ku ajo shihej teksa kërcente me këngëtarin Olavi Uusivirta, 28 vjeç.

Marin tha se jemi në vitin 2022 dhe është më se e lejueshme që edhe një kryeministër të argëtohet me miqtë.

“Shpresoj që në vitin 2022 të jetë e pranueshme që njerëzit në postin e kryeministrit të kalojnë kohën e lirë duke kërcyer me miqtë e tyre. Nuk dua ta humb besimin te qytetarët. Unë do të vazhdoj ta bëj punën time në mënyrën më të mirë të mundshme”, theksoi ajo

Nga ana tjetër, ka reaguar edhe ylli i muzikës. Ai tha se janë thjesht ‘miq’ dhe ‘asgjë e papërshtatshme’ nuk kishte ndodhur mes tyre.

Jo vetëm kaq por ai reagoi në rrjete sociale, duke shkruar: “Ka pasur spekulime në publik për cilësinë e marrëdhënies mes meje dhe kryeministres Sanna Marin”.

“Dorën në zemër mund të them se: Ne jemi miq dhe asgjë e papërshtatshme nuk ka ndodhur. Nuk do të komentoj më publikisht për këtë çështje. Kalofshi mirë”.

Videoja e Marin ka ndezur debate të shumta.

Shumë mendojnë se nuk duhet toleruar sjellja e pahijshme e saj ndërsa të tjerë mendojnë se edhe ajo ka nevojë të argëtohet apo të dëfrehet me miqtë e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën