MENU
klinika

“Serbia ka qëllim vetëm frikësimin”

Presidenca e Kosovës reagon pas deklaratave të Vuçiç

22.08.2022 - 13:37

Presidenca e Kosovës ka reaguar pas deklaratës së djeshme të Aleksandër Vuçiç.

Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes së Kosovës, ka thënë se institucionet e Serbisë, javët e fundit kanë bërë presion ndaj qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare.

Sipas Velës, një numër i madh i qytetarëve, përshirë edhe serbët e Kosovës, janë intervistuar e arrestuar në pikat kufitare Kosovë-Serbi.

“Javët e fundit, institucionet e Serbisë (përfshirë shërbimin e saj të inteligjencës) në mënyrë sistematike kanë bërë presion ndaj qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare me Kosovën. Një numër në rritje i qytetarëve kosovarë, përfshirë serbët e Kosovës që punojnë për institucionet kosovare, janë arrestuar dhe intervistuar për disa orë në pikat kufitare Kosovë-Serbi”, ka shkruar Vela në Twitter.

Vela tha se bazuar në informacionet paraprake, qëllimi i veprimeve të tilla nga institucionet e Serbisë është frikësimi dhe sigurimi i informacioneve për persona të rëndësishëm në jetën publike të Kosovës dhe institucionet e sigurisë.

Ai tha se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç duhet ta dijë se ky presion, siç tha ai, i stilit Millosheviç, do të dështojë.

“Ky presion ndaj qytetarëve të Kosovës dhe shënjestrimi i serbëve të Kosovës që punojnë në institucionet e Kosovës duhet të ndalet. Vuçiç duhet ta dijë se ky presion dhe frikësim i ‘stilit Milosheviç’ do të dështojë!”, ka shtuar ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kancelari gjerman po përgatit një takim

Kurti e Vuçiç mund të ulen në tryezë në Berlin