MENU
klinika

Emri dhe arsyeja

Arrestohet shtetasi që rrahu me grushte e gurë shefin e OSHEE-së

27.11.2018 - 21:09

Ditën e sotme mësohet se Shefi i Grupit Operativ te OSHEE Prrenjas, Reshit Karriqi, është goditur fizikisht për shkak të detyrës.

Bëhet e dije se autori është shtetasi, Artan Kokonozi, i cili i ka zënë pritë përgjegjësit të OSHE-së dhe në momentin që ai ka dalë nga zyrat e OSHSE- së ka nisur ti gjuajë me grushta dhe gurë.

Arrestohet Artan Kokonozi për dhunën e ushtruar ndaj përgjegjësit të OSHEE-së, dega Prrenjas.

Kokonozi ka rreth tre muaj që ka zaptuar pa leje një godinë që është në pronësi të OSHEE dhe e përdor si banesë.

Kokonozi dyshon se përgjegjësi i OSHEE-së ka ndërperë energjinë elektrike të godinës duke e lënë familjen e tij pa drita, pasi vetëm një natë më parë Kokonozit i është prerë energjia.

I nxehur me këtë që i ka ndodhur, ai i ka zënë pritë Reshit Karriqit i cili kthehej nga riparimi i një difekti dhe ka nisur ta dhunojë atë fizikisht.

Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë ndërhyrë duke shuar sherrin.

Banorët pretendojnë se Kokonozi është i sëmurë mendor. Gjatë dhunës, ai edhe e fyente përgjegjësin e OSHEE duke e kërcënuar edhe nga familja.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Prrenjas, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.K, 46 vjeç, banues në Prrenjas.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen nr 2 , Prrenjas, ka goditur për motive të dobëta përgjegjësin e OSHEE-së, dega Prrenjas, shtetasin R.K., 57 vjeç, banues në ‘Karriqi’, Prrenjas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal”, njoftoi policia lokale.