MENU
klinika

Për duelin e 25 gushtit

Edi Rama “bekon” edhe kampionin Florian Marku

23.08.2022 - 16:44

Pas Luiza Gegës, kampiones së Evropës, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ka pritur në zyrën e tij edhe kampionin e boksit, Florian Marku.

Boksieri kuqezi do të zbres të enjten në “Air Albania”, ku në valle është titulli i kategorisë superiore në WBC. Marku i bëri disa dhurata të veçanta kryeministrit Rama, ndërsa kreu i shtetit shqiptar i bëri thirrje tifozëve, sportdashësve, të jenë të pranishëm në “Air Albania” për të mbështetur Florian Markun:

“I nderuar nga vizita e një tjetër ylli të sportit shqiptar, superstarit të ringut Florian Marku, që pasnesër, të enjten 25 gusht, synon në Air Albania Arena gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore WBC, në një ndeshje për historinë e boksit botëror,“ – shkruan Rama në postimin e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shteti e ka humbur rivalitetin me sportin”

Edi Rama: Arritja e Luiza Gegës të lë pa fjalë!


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak