MENU
klinika

“Po tentonte të hynte në magazinë”

Dëshmia e ushtarit të plagosur në uzinën e armëve: I bëra thirrje të ndalonte, por nxori spray-n dhe…

24.08.2022 - 10:17

Zbardhet dëshmia e plotë e ushtarëve të plagosur, Aldo Bici dhe Ardian Xhaka, gjatë sulmit në uzinën e armëve në Gramsh, ku një rus pasi tentoi që të futej brenda godinës, iu hodhi spray paralizues në trup dhe fytyrë. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dosjen ku sqarohet se si ndodhi ngjarja e 20 gushtit, që çoi në arrestimin e 2 rusëve dhe një ukrainasi.

Ardian Xhaka tha se pasi konstatuan se një person i huaj kishte hyrë brenda objektit, kishte sinjalizuar rojën përgjegjës dhe bashkë me të kishin ndjekur shtetasin Mikhail Zorin, dhe pasi i ishin afruar për ta neutralizuar, ai kishte nxjerrë nga xhepi një sprai duke ia hedhur në fytyrë dhe trup.

“Rreth orës 17:25 në afërsi të objektit ushtarak nr.8 dëgjova një zhurmë dhe pashë një person që afrohej e dera e hyrjes kryesore.

Ai tentoi që ta hapte atë dhe të futej brenda objektit. I bërë thirrje të ndalonte, por ai u largua me vrap duke kaluar rrethimin e murit të uzinës. U vura në ndjekje të këtij shtetasi dhe njoftova përgjegjësin e rojeve, Aldo Bicin. Të dy sëbashku në një distancë rreth 200 metra nga muri rrethues bëmë të mundur kapjen dhe neutralizimin e këtij shtetasi. Në atë moment që u afruam, ai kundërshtoi dhe na sulmoi me sprai kimik, që e nxori nga xhepi dhe na e hodhi në trup dhe në fytyrë. Pavarësisht sulmit, ne e ndaluam shtetasin, deri kur erdhi policia.”, tha ushtari që mbeti i plagosur nga sulmi Ardian Xhaka.