Ndërsa Ilary Blasi fluturoi në Kroaci me vajzën e saj më të vogël Isabel, “Pupone” viziton (natën) “flakën” e re. Francesco Totti është kapur sërish nën shtëpinë e Noemi Bocchi.
Këtë herë, jo në shtëpinë e stilistes së luleve në Romë, por atë që 34-vjeçarja mori me qira në San Felice Circeo, pak kilometra larg Sabaudia. Për dashurinë e ish-kapitenit verdhekuq, Bocchi hoqi dorë nga pushimet e saj të zakonshme në Sardenjë dhe u kthye në bregdetin e Lazios.
Ekskluzivisht në numrin e ri të “Chi”, në stendat e gazetave prej të mërkurës së 24 gushtit, publikohen imazhet e Francesco Totti, i cili shkon për të vizituar të dashurën e re.
Fotot tregojnë ish-futbollistin e Romës në mbrëmjen e 19 gushtit në San Felice Circeo teksa zbret nga makina e një shoku (rreth orës 22:30) dhe hyn në kompleksin ku ndodhet vila e marrë me qira nga Noemi Bocchi. Lokacioni, siç shihet edhe nga pamjet, është i njëjti me atë ku Noemi kishte parkuar disa ditë më parë.