MENU
klinika

Pas arritjes në Mynih

Grekët e presin si heroinë kampionen shqiptare të Evropës

24.08.2022 - 17:45

Atletja shqiptare që përfaqëson Greqinë, Elina Tengko (Xhengo), u shpall kampione në Europianin e Atletikës në Mynih, në garën e hedhjes së shtizës.

Me qindra njerëz e pritën 19-vjeçaren, ku familjarë, të afërm, miq edhe shumë të tjerë pushtuan aeroportin “Macedonia”. Shumë urime dhe aspak paragjykime për kampionen e re.

Xhengo nuk mundi t’i përmbante dot lotët, teksa u prit si heroinë në Greqi pas atij triumfi të paharrueshëm. Specialistët e kanë cilësuar si pasardhësen e një tjetër shqiptareje që garoi për Greqinë, Mirela Manjani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN