Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme (24 gusht) në zonën e Kurbinit. Korrespondenti i Panorama, raporton se ngjarja u regjistruar në fshatin Gjormë, ndërsa bëhet e ditur se ka mbetur i plagosur një person.
Pak minuta pas ngjarjes, policia ka kapur autorin e plagosjes.
Mësohet se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy bashkëfshatarëve, i cili më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve.
I plagosur ka mbetur Rasim Tafa, i cili është transportuar për në spital, ndërsa autori, Met Lika është arrestuar nga policia.
Kujtojmë që një ditë më parë, një 60-vjeçar mbeti i plagosur rëndë pasi u qëllua me armë zjarri në anë të autostradës Laç–Lezhë.
Objektiv i sulmit ishte Besim Zeneli, banor i fshatit Shullaz të Kurbinit. Ai po mbyllte dyqanin e fruta-perimeve, kur një person i maskuar është afruar dhe ka qëlluar dy herë me pistoletë më drejtim të tij.
Shtetasit Met Lika dhe Rasim Tafa janë konfliktuar me njëri-tjetrin pas një debati të çastit.
Pas kësaj, Lika ka qëlluar me armë në drejtim të Rasim Tafës i cili mbeti i plagosur.
Menjëherë pas ngjarjes, policia ka arrestuar autorin e plagosjes, Met Likën ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.