MENU
klinika

Futbollistët e Kombëtares

Lëvizjet e fundit, Broja e Balliu në dorë të Barcelonës

24.08.2022 - 22:12

Interesi i Barcelonës për nënshkrimin e Foith të Villarreal është një operacion i vështirë, por që nxjerr në pah mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu. Ekipi i Emery po mendon për një zëvendësues për ditë me radhë, duke qenë se ka mbetur edhe një javë deri në mbyllje të merkatos.

“Mundo Deportivo” ka publikuar një artikull ku vlerëson Balliun për qëndrueshmërinë e tij dhe rendimentin e lartë që ai po tregon në krahun e djathtë të mbrojtjes.

“Në moshën 30- vjeçare, 10 vjet pasi u largua nga familja e Barçës, pa debutuar në ekipin e parë, Ivan Balliu merr çmimin për këmbënguljen dhe profesionalizmin e tij. Ai po luan vitin e dytë te Rayo Vallecano dhe është një zbulim deri tani, për atë që ka dhënë në fushë.

Dy ndeshje në këtë sezon dhe ekipi i Balliut nuk ka pësuar humbje. Ai tingëllon për Villarreal si zëvendësues i Foith, nëse ai vesh fanellën e Barçës. Është një operacion i vështirë, por merita është edhe e Balliut që emri i tij figuron në axhendën e një prej ekipeve të mëdha të La Ligës”, shkruan “Mundo Deportivo” që i bën edhe një përshkrim të karrierës së tij.

BROJA- Duket se nënshkrimi i Chelsea me Aubameyang mbetet një prioritet, nga ana tjetër është Everton dhe West Hem që kërkojnë të përfitojnë për të marrë shërbimet e Armando Brojës, edhe pse Tomas Tuchel i ka këshilluar që të qëndrojë në ekip.

Burime pranë klubit të West Hem thonë se Broja nuk dëshiron kalimin te “Çekiçët” pas nënshkrimit me italianin Scamaca. Alternativa tjetër mbetet Evertoni, ashtu siç raporton Ben Jakobs nga “SportBible”, Lampard është i prirur për të blerë sulmuesin.

Pak më shumë se një javë e mbetur nga dritarja e transferimeve, Lampard po kërkon të përfundojë këtë lëvizje, por pritet se çfarë do të bëjë Chelsea me lojtarin e Barcelonës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN