MENU
klinika

Prezantimi

CIA: Shqipëria burim kryesor i kanabisit

20.08.2018 - 14:05

Shqipëria vazhdon të mbetet burim kryesor për prodhimin e kanabisit si dhe një pikë aktive për tranzitin e drogave nga Azia Jugperëndimore.

Të paktën kështu thuhet në faqen e CIA-s (Central Intelligence Agency)

Sipas një përditësimi të bërë më datë 14 gusht në faqen zyrtare të CIA-s,  shihet edhe përshkrimi që i bëhet Shqipërisë në lidhje me drogat e paligjshme.

Shqipëria evidentohet sërish si një vend problematik.

Për CIA-n, vendi është i dobët karshi pastrimit të parave që lidhet këto aktivitete kriminale.

Pikë aktive për tranzitin e drogave nga Azia Jugperëndimore.

Rrugë ballkanike për tranzitin e hashashit dhe kanabisit dhe pjesërisht kokainës nga Amerika e Jugut e destinuar për Europën Perëndimore.

Burim kryesor për prodhimin e kanabisit

Organizata aktive shqiptare të narkotrafikut të shpërndara në Europë.

Vulnerabël për pastrimin e parave që lidhet me trafikimin rajonal të narkotikëve, armëve, kontrabandës dhe qenieve njerëzore”, thuhet në prezantimin e Shqipërisë në faqen e CIA-s.

"Donte që fëmijët dhe bashkëshortja të varroseshin në të njëjtin vend"

Nuk u lejua të merrte pjesë në varrimin fëmijëve, reagon avokati i Erdgys Arrazit

“E thonë hapur që synojnë të ndërhyjnë në...”

Rezoluta e PS/ Alibeaj zbulon skenarin e qeverisë

Kreu i SYRIZA do vizitojë Shqipërinë

Stefanos Kasselakis takim me minoritetin në Drobull!

“I ka kapur telefonin, i pa video me të dashurën”

Vëllai i Alma Arrazit rrëfen bisedën e fundit me të motrën