MENU
klinika

Detajet

Vrasja në bllok/ Në kërkim biznesmeni në konflikt me Ervin Matën

28.11.2018 - 10:19

Për vrasjen e 4 tetorit në zonën e Bllokut në kryeqytet, një tjetër person është shpallur në kërkim, biznesmeni Eldi Dizdari.

Dizdari dyshohet se ishte në konflikt me Ervin Matën partnerin e këngëtares së njohur Elvana Gjata për shkak të mosmarrëveshjeve për një sasi të konsiderueshme kokaine.

bllok-vrasje-shtator-konica.al
bllok-vrasje-shtator-konica.al

Sipas informacioneve të ardhura në Prokurori nga shërbimet partnere rezulton se Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit për këtë ngarkesë dhe në mes për sqarim ka hyrë biznesmeni Ervis Martinaj i cili është edhe një nga dy të plagosurit në lokalin Monopol ku ndodhi ngjarja.

Të tjera të dhëna priten nga autoritetet spanjolle dhe holandeze të cilat do të hedhin dritë në zbardhjen e ngjarjes.

28-vjeçari Fabian Gaxha mbeti i vrarë mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e Bllokut në kryeqytet, ndërsa u plagosën dy të tjerë, Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.