MENU
klinika

AKEP e shtyn përsëri

Tenderi për brezin 800 Mhz bëhet “barcaletë”

28.11.2018 - 10:48

Tenderi për dhënien e frekuencave në brezin 800 Mhz po zvarritet mes shyrjeve të njëpasnjëshme dhe rrezikon gjithnjë e më shumë të dështojë. Me një vendim të ditës së martë, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka shtyrë për të dytën herë afatin e paraqitjes së ofertave. Sipas vendimit të djeshëm, tenderi shtyhet deri më datën 7 shkurt të vitit të ardhshëm.

Sipas dokumentit fillestar të shpalljes së tenderit, ofertat duhet të paraqiteshin brenda datës 27 tetor tetor. Pak ditë para këtij afati, AKEP e shtyu afatin për paraqitjen e ofertave në 3 dhjetor, ndërsa të martën u vendos një shtyrje me tre muaj të tjerë.

Tashmë, është e qartë se arsyeja e shtyrjes së tenderit është mungesa e gatishmërisë nga operatorët për të paguar çmimin e përcaktuar nga AKEP. Madje, Telekom Albania ka kërkuar shprehimisht shtyrjen e afatit të tenderit, me argumentin se ndodhet në procesin e shitjes së aksioneve.

Shuma dysheme e përcaktuar në tender për marrjen e një të drejte përdorimi është 7.44 milionë euro. Duke pasur parasysh momentin e vështirë që po kalon tregu i telefonisë celulare dhe shtyrjet e njëpasnjëshme, duket se  operatorët nuk janë të gatshëm të paguajnë një shumë të tillë.

AKEP vlerëson se dhënia e brezit 800 Mhz në përdorim për sipërmarrësit e komunikimeve elektronike do të ketë një impakt të ndjeshëm në të gjithë zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë. Zhvillimi i infrastrukturës broadband në të gjithë vendin do të rriste aksesin në shërbimet elektronike në fusha të ndryshme si në tregti, shëndetësi, edukim apo në shërbimet publike në përgjithësi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ofertat deri në 3 dhjetor

AKEP shtyn tenderin për brezin 800 Mhz