MENU
klinika

Modelja poston fotot e fundit

Georgina bën tatuazh foshnjën që nuk mbijetoi

26.08.2022 - 16:22

Partnerja e ikonës së Manchester United, Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, ndan rregullisht pamje nga jeta e saj me fansat e panumërt në Instagram, ku e ndjekin mbi 39 milionë njerëz.

Modelja së fundmi postoi një seri fotografish në të cilat njëra zbuloi se kishte bërë një tatuazh të ri, duke habitur ndjekësit e saj. Edhe pse detajet e tatuazhit të saj të ri janë të panjohura, mësohet se ajo ka përjetësuar në lëkurë njërin nga binjakët e saj, që humbi jetën gjatë lindjes, 6 muaj më parë.

Për ta përkujtuar përgjithmonë atë, Georgina bëri këtë tatuazh, që supozohet se është pikërish simboli fetar i kerubinit (sipas besimit fetar, një qenie shpirtërore e përmendur në Bibël). Vetë ajo zbuloi se u “pikturua me bojë” nga një artist i quajtur Berni, i cili ka studiot e tij në Madrid dhe Malaga.

Në fotografitë e tjera, partnerja e Ronaldos shfaq format e saj bombastike me një mini fustan ngjyrë salmon të ngushtë si lëkura. Ajo e kombinoi “look”-un e saj me atlete të bardha dhe i lidhi flokët përsëri bisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN