MENU
klinika

Kontratë 5-vjeçare

Zyrtare, talenti 19-vjeçar i Kombëtares kalon në Moskë

27.08.2022 - 13:26

Mario Mitaj është futbollisti i ri i skuadrës së Lokomotivës së Moskës! Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është transferuar në Rusi për të nisur një aventurë të re me ekipin nga Moska.

19-vjeçari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me Lokomotivën, teksa do ta mbajë të lidhur në Moskë për të paktën deri më 30 qershor 2027. Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi rus me në të një komunikate në sajtin e saj zyrtar, duke i uruar mirëseardhjen shqiptarit 19-vjeçar.

“E di që numri 12 është shumë i rëndësishëm për tifozët, është një përgjegjësi mjaft e madhe. Dhe jo për shkak të numrit, por në parim për faktin se do të vesh fanellën e klubit. Shpresoj të tregoj se jam gati të vesh këtë fanellë dhe këtë numër”, – deklaroi mbrojtësi shqiptar.

Mario Mitaj vjen pas aktivizimit te AEK-u i Athinës, teksa arkave të Lokomotivës së Moskës i ka kushtuar blerja e 19-vjeçarit, 3 milionë euro.

Vlen të theksohet se Mitaj është aktivizuar vetëm një herë me Shqipërinë, teksa ka bërë debutimin e tij me Kombëtaren më 31 mars 2021, në ndeshjen ndaj San Marinos ku kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 0-2 në transfertë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN